Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritFatmir Kelmendi-Fisnikëria

Fatmir Kelmendi-Fisnikëria

Fara e fisnikërisë

Në lindje një dritë e fshehtë,
Jo shkollë, jo librat e jetës.
Në gjak e ka rrënjën e vet,
Në emër, në shpirt, në heshtje.

Udhëtim i heshtur

S’ka zë fisnikëria të bërtasë,
Ajo ecën butë si hije,
Në punë të mira pa lavdi,
Në sy të pastër, pa mëri.

Nën hijen e emrit

Një emër mban pesha të mëdha,
Jo nga pasuria, por nga nderi.
Fisi që rriti shpirtra të bardhë,
Trashëgon më shumë se stoli e ar.

Prova e jetës

Në varfëri e në pushtet,
Fisniku mbetet njëlloj.
Nuk shet shpirtin për epitet,
As zemrën për lavd e lojë.

Në fund të rrugës

Kur mbaron fryma në gjoks,
Dhe toka pret heshtur e rëndë,
Fisnikëria nuk vdes me trup,
Ajo ngjitet në gjakun që vlon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT