Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritRemzie Raci Rexhbogaj -SONTE SIKUR ECËN HËNA

Remzie Raci Rexhbogaj -SONTE SIKUR ECËN HËNA

Eh, unë sonte veshtroj yjet në qiell ,më dukej sikur po ecën Hëna!

Sonte digjem si vaj i kandilit
Shpirti im trishtus është i shoqëruar
Me simfoninë e dhembjes
Si zog i plagosur vallëzon
Vallen e heshtjes larg mbi shkrepa
Dhe lodron bashkë me valët e detit
Vjen në lëndinën tënde Erna
Vjen për ta shuar mallin
E ta puth varrin tek lëndina jote
Aty ku yjet me lule së bashku qëndrojnë
Bëjnë pushim në shkëlqimin e Hënes
Natën më ndriçue
Eh, unë sonte veshtroj yjet në qiell
Më dukej sikur po ecën Hëna
Të lutem Erna të më vish në ëndërr
Se me sy të hapur do të pret Ty nëna.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT