BallinaVitrina e libritMimoza Lazaj-Vetëm, si gjithmonë…

Mimoza Lazaj-Vetëm, si gjithmonë…

Doja të zhdukesha diku,
vetëm për ca kohë,
natën të mos më shikonte
njeri…

Hëna të ma ndriçonte rrugën
dhe të isha diku,
në një vend ku nuk më njeh
askush…

Të flisja me yjet
sa të dilte mëngjesi,
të kuvendoja me ta,
se këtu ku isha,
askush nuk më dëgjoi.

Le të jetë ai vend
akoma më i egër,
vetëm nuk dua të rri më këtu.

Një jetë të re,
larg nga njerëzit…

Jam e lodhur shumë
nga kjo botë e egër,
nga njerëzit falsë.
Jam e lodhur nga çdo gjë
që këtu ma shpif.

Njeriu ka nevojë të rrijë
vetëm,
por vetëm me veten…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT