Sa herë vjen pranvera dhe muaji i majit
më kujtohen livadhet e “Nërshpoit”,
festimet e Shën Gjergjit dhe Shën Kollit,
të rinjtë duke ngarendur livadheve
të ndarë në dy anë nga rrjedha e përronit !
Mbaronin kurora lulesh dhe pipa nga shelgu,
vajzat të veshura me bohqe të bardha ,
me shami”t’sarita”t’qëndisur për bukuri ,
këndonin dhe hidhnin valle ,stinës i jepnin magji.
Djemtë më larg qëndronin
të veshur bukur,solemnisht,
shkëmbenin buzëqeshje të ëmbla ,
krijoheshin edhe lidhje dashurishë.
Ndezja e zjarrëve herët në mëngjes,
gara të lagjeve cili flakë me shumë do të qes,
shkuarja te kroni ,spërkatja e njëri tjetrit me ujë,
mbledhja e ufullave dhe kërcelave në livadhe,
vajzat t’shpërndara grupe,grupe posi sorkadhe.
