Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritEva Tafa: Ti e di që të dua, Kosovë

Eva Tafa: Ti e di që të dua, Kosovë

Atë ditë kur trim Abeja, më foli për ty
Kosovë, unë u bëra vajza jote
Atë ditë si një grua shtatzanë, ndieva
Çdo dhimbje
Çdo vuajtje
Çdo plagë
Ti e di që ta dua dhe ta them përditë
Çdo milimetër
Çdo lis
Çdo bjeshkë.
Kosovë ne të dyja kemi një fshehtë
Dhe vetëm ti e di sekretin tim, që aty
Kam vajzërinë time
Kam atdheun tim
Kam kryqin e Bekimit!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT