Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritXhevat I. Prebreza -NË DRITËN E HËNËS

Xhevat I. Prebreza -NË DRITËN E HËNËS

Në dritën e hënës, kur nata heshton
Shpirti im endet, të kërkon
Hapat e tu si melodi në erë
S’janë, por i ndjej – më bëjnë të dridhem çdo herë

Ti vjen si hije, si frymë e lehtë
Më prek pa më prekur, më jep jetë
Buzët e tua i kujtoj si verë
Që më deh në çdo mendim të ndjerë

Hëna na pa kur u deshëm në heshtje
Pa premtime, pa fjalë të mëdha – veç ndjesi
Ajo dritë e butë, e bardhë si fletë
Na mbulonte trupat si një pelerinë e shenjtë

I mbaj mend duart e tua në të miat
Si gjethe që dridhen nga një puhizë e ngrohtë
Zëri yt – muzika që më mban gjallë
Në çdo natë kur qielli shndrit pa fjalë

Në dritën e hënës të putha pa frikë
Nuk kishte botë tjetër – vetëm ti dhe unë
Dhe çdo rreze që hëna derdhte mbi ne
Ishte një bekim, një ëndërr që nuk vdes

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT