T’ mos hedhim helm,
As t’mos e mbajmë n’gji.
Kur jemi t’mllefosur,
Fjalët t’i mbajmë n’dry.
Po si mbajtëm n’dry
Do dalin nga shtrati,
Shamata do mbërrijë gjer te Eufrati.
Kur flasim but
E me maturi,
S’lëndohem unë,
As lëndohesh ti.
Jetën i zgjasim
Tonës miqësi.
Të bëhemi më t’fortë,
Miqësinë shtrijmë edhe ndër tjerë.
T’mirën e t’keqen
Bashkë i ndajmë;
Barra mbi njërin t’mos bjerë.
Të shtrijmë dorë,
Thuprrat t’i bashkojmë.
T’keqes ti zëmë pritë,
T’ kalojë kufin
T’ mos e l’shojmë.
