Nuk e dimë,
se kur çdo gjë,
do të shkoj në vend,
Se s’po dalim dot
nga deliri i madhështisë,
Ashtu sikur dje,
s’do të vemë kurrë mend,
Duke hymnizuar si vlera,
disa padrejtësisht.
Po baltosin çdo arritje,
përpara nëntëdhjetës,
Mbi vepra,
mbi njerëz,
mbi vlerat që janë krijuar,
Si një periudhë e errët,
e viteve të mesjetës,
-Po e thonë vuajtësit,
që ishin të internuar.
Disidentë të “ rremë “
u krijuan me shpejtësi,
Duke ju dhënë merita,
që kurrë si kanë patur,
Duke hedhur baltë kudo
edhe mbi arritjet në letërsi,
Ndërsa historia e kombit,
e gjitha duhej flakur,
Çdo njeri është i lirë,
atë që mendon ta shpreh,
Një arritje e ëndërruar,
lirija e mendimit,
Por kurrë historia,
nuk duhet të injorohet,
kur aq mirë nuk e njeh,
Se nuk mund të gjykohet,
nga mungesa e arsyes,
apo prej zëmërimit.
Sepse i gjithë populli,
në të njëjtin start ka qënë,
Dhe vërtetë që tek ne,
kishte më shumë mjerim
Por,
në të gjithë botën lufta,
shkatërrime kishte lënë,
Prandaj ëndërronte populli,
për sado pak zhvillim.
Ndërsa padrejtësitë,
nuk peshoheshin kurrsesi,
Sa shumë që bëheshin,
në emër të idealeve,
Por që të ruhej pushteti,
do të bëhej dikush fli,
Duke sakrifikuar,
edhe nga ata,
që luftuan maleve.
Eh, çfarë gjëra të tmerrshme,
të mbyllura diku mbetën,
Të fshehura në boshllëqet
e netëve si katran,
Në se dikush do të thoshte
nga “ marrosja “ të vërtetën,
S’do t’kishte kamp përqendrimi,
por do të bëhej kurban.
Sa shumë të pafajshëm,
në kampet e përqëndrimit,
Me ëndrra të vrara,
dita e tyre mbaronte,
Prisnin si mëkatarët,
ditën e gjykimit,
Duke iu lutur diellit,
deri sa perëndonte,
Zërin e viktimave që klithin,
I dëgjoj pandërprerë,
Tek luten me sy të përlotur,
për të qenë të lirë,
Por shpata e diktaturës,
e fortë do të bjerë.
Mbi pafajsinë e tyre,
nuk pati mëshirë.
Armiq do të shpalleshin,
jo vetëm kundërshtarët,
Por edhe shumë të tjerë,
të pakënaqur të regjimit,
Nga qëndra do largoheshin,
shumë nga shkrimtarët,
Që do të ishin,
në syrin e mprehtë të sigurimit,
Po jetonim në një vënd,
nga çdo anë të rrethuar,
Mund të përfundoje,
në Spaç i prangosur,
Për një varg poezie,
mund të ishje i dyshuar,
Por edhe i gjithë populli,
mund të quhej i burgosur,
Të gjithë si të burgosur,
në një shtet paqësor,
Duke ndërtuar këtë vënd,
e duke ngrënë me racion,
Por që lanë gjurmët e tyre,
me mijra punëtorë,
Dhe s’dinim çfarë bëhej
jashtë kufirit tonë.
Ku janë tani ato vepra, ?
por kanë mbetur në kujtime,!
Ku janë ato taraca, ?
të bukura si gjerdan ylberi,
Që të gjitha t’i shkatërruan,
o Shqipëria ime,
Nga turma banditësh,
sepse i kish bërë Enveri.
T’i morën,
dhe ti shitën të gjitha,
aty,
në tregun e lirë,
Po ashtu edhe ty atdhe,
po të nxirrnin në pazar,
Qenë momente për ty o popull,
më shumë se të vështirë,
dhe atë që kish mbetur,
fqinjët qenë gati,
për ta marrë.
Me qindra herë
në ditët dhe netët në errësirë,
E shihja të vërtetën e frikëshme
ku po e çonin vëndit tim,
Si një lokomotivë po e hidhnin,
nga harta duke e fshirë,
Ndërsa bota nga kjo,
s’do të kishte ndryshim,
Shumë po e kuptonin,
por dhe shumë të tjerë jo,
Që sistemi po i hante,
bijtë e tij një nga një,
Se s’mund të bëheshe kurrë,
në atë kohë një hero,
Dhe s’mund të ndryshoje,
dot asgjë.
Disidenti,
një personazh,
i jetës së vështirë,
Në çdo sistem që shtyp,
me lloj lloj metodash edhe sot ,
Që revoltohet ,
dhe godet pa mëshirë,
Se pakënaqësitë në shpirt,
të mbyllura si mban dot.
Rrokullisej socializmi,
dhe po binte në greminë,
Duke e mbyllur ciklin,
ashtu i dështuar,
Disa po e ndjenin,
dhe po e prisnin stuhinë,
Ndërsa shumë të tjerë,
qëndronin të frikësuar.
Një shpresë po lindte,
si një foshnje e frikësuar,
Që po e prisnin si ëngjëll,
në duar ta mbanin,
Ta përkundnin në djep
nga specialistët qe punuar,
Por të zhgënjyer mbetën,
kur brënda në djep,
Po tundnin shejtanin.
Të frikësuar,
jo vetëm për ndryshimin,
që po ndodhte me shpejtësi,
Por nga turma të pabindura,
Që si bindeshin më as shtetit,
Nga hakmarrja e bandave,
mund të bëheshe edhe fli,
Nga dhuna që po ushtronin,
me marrjen e pushtetit
Nga antena e televizorit,
hynte frika në çdo shtëpi,
Jepeshin lajme të çuditshme
deri në mesnatë,
Edhe mëngjeset po ktheheshin,
gjithmon e më gri,
Ndërsa shteti me paterica,
po mbahej si një sakat.
Si fantazmë varrezash,
kish mbetur shteti,
Si një kufomë e xhveshur
nga era dhe stuhija,
Ecte nëpër mjegull,
e në udhëkryq mbeti,
Si robër lufte,
hodhën armët,
u dorëzua edhe ushtria.
Në tribunat e shesheve
po dukeshin dhe më shpesh,
Me dy gishtat përpjetë,
dhe me pardesytë gri,
Në çdo emision lajmesh,
ata do t’i gjesh,
Duke premtuar vetëm,
liri dhe demokraci.
Iknin ditët dhe muajt,
duke lënë gjurmët mbrapa,
Dhe në sytë e njërëzve,
pagjumësia njolla la,
Papunësia vetëm shtohej,
me radhët e gjata,
Për ta filluar nga zero,
u shkatërrua gjithçka.
Çfarë qe kjo teori, ?
që si bombë në veshin tonë ra,
Në trurin tonë të lodhur
për ta mpiksur e hodhën,
U rrëmbyen çdo gjë,
mbetën fabrikat si kala,
si rrënoja të vjetra,
ku korbat e zeza,
aty u mblodhën.
Gjithçka që ju keni bërë
vetëm dënimi ju shpëton
Sepse ndërgjegja e juaj e tharë,
nuk ndryshon kurrë,
Ashtu si unë
edhe i gjithë populli,
kurrë nuk ju harron,
Si personazhe tragjedish,
monologje krimi keni thur.
Dhe kaluan disa vite,
me mitingjet që vazhduan,
Ndërsa populli më shumë
thikën në palcë e ndjen,
Shumë ish të dënuarit,
nga demokracia përfituan,
Ministra,
konsuaj,
ambasador,
në disa vënde tani i gjen,
Ikën dhe mbetën andej,
me portofolet plot,
Me justifikimin se këtu,
nuk gjetën hapësirë,
Shkruajnë letërsi,
dhe bredhin nëpër botë,
Të martirizuar për atdheun,
por që i thanë ;
-Lamtumirë.!
Por çfarë ju premtuat,
që gënjyet me mijra vetë, ?
E shkatrruat vëndin tuaj,
duke e lënë fukara,
Çfarë të mirash ju i sollët,
kur erdhët në pushtet,?
Duke thënë se të gjitha,
do të vijnë nga Europa.
Premtimet qenë një bllof
dhe ashtu mbetën,
Me zhgënjime nga të dy krahët,
duke e rjepur këtë shtet,
Ndërsa hajdutët dhe kriminelët,
asnjëherë nuk u prekën,
Nga drejtësia e korruptuar,
se janë hajdut dhe ata vetë,
Një pyetje,
që ua ka bërë populli
por përgjigjen e keni harruar,
Se nuk dini çfarë përgjigje,
duhet që t’i ktheni,
Për djersën që ai derdhi,
kurrë nuk është paguar,
por dhe atë që ka mbetur,
vetë ju po e rrëmbeni.
Ashtu si çdo vit
dhe pranvera sapo ka ardhë,
Ndërsa pemët
janë mbushur me lule plot,
Në tribuna dhe në sheshe
vijnë dhe ikin me radhë,
Partitë me liderët
që i kërkojnë popullit votë.
Premtime po bëjnë
ashtu si çdo herë,
Dhe kundërshtarët politik
i ngarkojnë me faj,
Ndërsa populli është zgjuar
me topuz do t’u bjerë,
Me votën si bombë
më njëmbëdhjetë maji.
Tani mjaft,! -do t’u thotë populli,
si shumë, ju kemi dëgjuar,
Të njëjta gjëra thoni,
duke u sjellur vërdallë,
Ndërsa guzhina e juaj,
çorbë përherë ka gatuar,
Me gënjeshtra po e mbani,
popullin të gjallë.
Me një popullsi Shqipëria,
si në vitit dyzetë e pesë,
Me të moshuarit në pension,
që një kafe dot se pinë,
Ndërsa të rinjtë çdo ditë ikin,
pa gjetur asnjë shpresë,
Duke mallkuar pushtetarët,
me gjithë “ demokracinë “.
