Kurrë s’ humbë shpresa
Mos u mërzit dhe mos vuaj,
Se lules kur i thahet vesa
Retë i sjellin një pikë ujë.
.
Nuk mbyllen shtigjet
Mos u brengos lule kot,
Do të hapet një tjetër
Që të mbanë më fortë…
Një petal kur të shkulet
Mos bjer në dëshpërim,
Një tjetër fletë qelet
S’do të mbetesh pa lulëzim..
Shoqëria kur të harron
Mos vuaj pse shkuan,
Një e re afër vetës të fton
Ndoshta më tepër të duan…
As për verën që ka ikë
Mos ndjejë fare nostalgji,
Bora që bie mbi ortek
Prapë ka për t’u shkri..
.
Nëse të braktisë shëndeti
Është vuajtje dhe mërzi,
S’ia di hallin kujt, pos veti
Merri gjërat më me qetësi..
Dije se bota rrotullohet
edhe me ngjarje historike,
Dhe se gjithçka tejkalohet
Përveç vdekjes, moj mike…
