Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritRizah Reshani -SIZIFI I REÇAKUT

Rizah Reshani -SIZIFI I REÇAKUT

( Dëshmorit Afrim Xh.Syla, Obria nga Reçaku)
Damarëve të kohës kulla jonë djep Lirie
Rrudhat fytyrës së Nënlokes, thinja si borë
Në Reçak, Afrim Syla, Shqiponjë kaltërsie
Me shpirt Sizifi luftonte me pushkë në dorë.

Dhembja shkërmonte brinjave të përcëlluara
Pëllumbat e Janarit kërkonin hak
Arbëria s’duronte më ngjala të helmuara
Amaneti i martirëve lahej në gjak.

Shekulli ynë kishte nxjerr shpatën nga brezi
Martinat kërkonin lirinë e ëndërruar
Në agime shlirshëm të këndonte këndezi
Në Kodër të Bebushit bilbilat duke cicëruar.

Atë ditë maji kur rilindën Afrimi e Islami
Në Gerkovë në betejën mbi fshat
Si qilim trëndafilash shkëlqente istikami
Agdrita zbardhëte më gjokset e UÇK-së Rrap.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT