Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -KRENARIA E JOTE

Petro L. Sota -KRENARIA E JOTE

Ti ecën kryelartë dhe si ty, rrallë ka,
E nuk çuditem për këtë, se të njoh,
S’je nga ato, që imiton të tjera gra,
Por ke diçka të veçantë, kur të shoh.

Sa më lodh, të thur për ty një varg,
Edhe muza më thot, mos u lodh kot,
Ndërsa hëna, më vjen vet në prag,
E shtrihet pranë meje, me gjirin plot.

Ndërsa tek ty, të pamundurën shikoj,
Vetëm një çast, të më vinte muza,
Sepse aty, nëpër vargje dua të pushtoj,
Deri sa gjak, të më plaste buza.

Do të thoshin të tjerët qënka i pacipë,
Mbase dhe ndonjë fjalë më të rëndë,
Por krenaria e jote, përbënë rrezik,
Sepse, mua vërtetë, po më çmend.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT