Barcelona ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang, megjithatë zyrtarizimi mund të mos ndodhë sonte, edhe pse afati kalimtar mbyllet në mesnatë.
Kjo pasi që ai po vjen nga Arsenali si lojtar i lirë, kështu që nuk ndikohet nga afati i fundit i merkatos, shkruan Gazeta Express.
Fillimisht u raportua se Barcelona dhe Arsenali nuk u pajtuan rreth huazimit të Aubameyangut, ndërsa tani Barcelona ka arritur marrëveshje që ta marrë falas sulmuesin gabonez.
Ai do të nënshkruajë kontratë gjashtë mujore, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Bashkimi me pesë herë kampionët e Evropës zgjidh problemet që kanë lindur mes Arsenalit dhe Aubameyang që kur iu hoq shiriti i kapitenit dhe u detyrua të stërvitej.