Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritBekim Blaku-AI MË THA

Bekim Blaku-AI MË THA

Nëse nuk më ngroh Dielli
S’ka gjë
Se Ti je Dielli im

Nëse nuk gjej hije
S‘ka gjë
Se Ti më bëhesh hije
Më bëhesh mburojë

Nëse më duhet një urë
E nuk gjej, prap s‘ka gjë
Se, Ti me trupin tënd
Urë më bëhesh
Dhe të kaloj çdo lum sfidash

Thjesht
O sa shumë,
Pafundësisht shumë të dua
Babi im.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT