Tuesday, June 3, 2025
BallinaSportFlick do të rinovojë me Barcelonën edhe për dy vite

Flick do të rinovojë me Barcelonën edhe për dy vite

Hansi Flick do të vazhdojë të udhëheqë FC Barcelonën deri në qershor të vitit 2027. Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, gjithçka është përfunduar dhe marrëveshja e re është gati për t’u zyrtarizuar.

“Gjithçka është përfunduar dhe gati për t’u njoftuar: marrëveshja e re e Hansi Flick me Barcelonën deri në qershor 2027. Deklarata zyrtare është hapi i radhës”, ka shkruar Romano në rrjetet sociale, duke konfirmuar se njoftimi publik është vetëm çështje kohe.

Ky zhvillim vjen pas një sezoni të suksesshëm të gjermanit në stolin katalanas, ku ai arriti të stabilizojë skuadrën pas një periudhe të luhatshme, duke sjellë qartësi taktike, disiplinë dhe rezultate pozitive. Përkundër dyshimeve fillestare pas largimit të Xavi Hernandez, Flick arriti të fitojë besimin e drejtuesve dhe tifozëve me qasjen e tij profesionale dhe vizionin afatgjatë.

Kontrata e re do ta mbajë trajnerin 59-vjeçar në “Camp Nou” edhe për dy sezone të tjera, duke i dhënë atij mundësinë të ndërtojë një projekt të qëndrueshëm rreth të rinjve premtues dhe yjeve aktualë të skuadrës.

Zyrtarizimi pritet të vijë në ditët në vijim, me klubin që synon të nisë planifikimet për sezonin e ri pa pasiguri në pankinë./Periskopi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT