Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritAlban Hajrushi-MOS E GODIT GRUAN

Alban Hajrushi-MOS E GODIT GRUAN

Mos e godit, se është si dritë,
Si hëna që në terr nuk pret.
Ajo të fal pa kërkuar,
Me zemër që di të dashurojë.

Mos e ofendo, mos e thyej,
Në shpirtin e saj mos ndërhyj.
Ajo është mirësi që rron,
Një botë që hesht e që duron.

Shumë duron gruaja në jetë,
Edhe kur zemra i rrah me fletë.
Po burri shpesh nuk duron,
Një fjalë e vogël dhe shpërthen.

Gruaja është si yll që ndrit,
E mban familjen pa asnjë britmë.
Mos e godit, por jepi nder,
Se ajo mban botën me shumë vlerë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Hubert Church

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll