Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-ÇDO DITË (Ukshin Hotit)

Xhemkadri Kastrati-ÇDO DITË (Ukshin Hotit)

Prangave shekullore ngjyrën ua vraja
T’i brej ndryshku n’kohë të pranverës
Me duar t’lidhura dhe t’ënjtura e haja
Atë hekurin e fortë që s’i hoqen derës.

E shkriva gjakun tim në ngjyrë prangash
Dhe i ngjyrosa ato të shkreta me trishtim
Vuajtje dhe mundime, gjitha i lash anash
U flijova për një ideal dhe për një qëllm.

I lodha dhe vitet duke i munduar shumë
T’i liroj nga vuajtje prangash shekullore
Ta ndaloj dhe kohën që rrjedhte si lumë
E dhimbjet i mbartte mbi trojet arbërore.

Nga prangat të lirohem, fort u mundova
Sa lëvizja, aq më shumë shtrëngoheshin
Ngjyrën t’kuqe gjak me penë e shterrova
Edhe, çuditërisht, nga bota s’lexoheshin.

Pushova edhe mendjen nga ecje kokës
Që ethshëm bredhën burgjeve t’shkaut
I dhash pushim të merituar edhe tokës
Dhe barrës s’rëndë që i rrinte mbi traut.

E, një ditë u bëra erë mali, lart fluturova
U shkova të parëve n’vizitë në amëshim
Sa herë, o shokë, këtë ditë e ëndërrova
Që n’dej t’pavarësisë të rrjedh gjaku im!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT