Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritYlli Pollogati-HABIJA

Ylli Pollogati-HABIJA

Më habiste shiu atë ditë.
Zëmërimi, shtratin e zërit kapte,
thyente e merrte çfarë gjente përpara mbi tokën betonuar.

Atij ajri të qelbur, një lule kishte çelur e rrënjët shkundte,
miss bukurija ëndërronte..

Për dreq,
asgjë nuk më gëzonte,
veç më trëmbte.
Krimba në menyn e ditës servirnin.
Dritaret e shtëpive si me diell më gënjenin.

Habija s’më linte të qetë.
Virus e quajta në vetvete,
sa më larg doja ti rrija,
po nuk mundja.
Nuk doja të isha i njëjtë me gjethen që akullit rronte.

Në ecje, shiun me forcën e këmbës shkelja, kështu më ndodhte dhe në fëmini.
Cërkat, erëmimet e dashurive më sillnin për ngacmim.
Resë shkisnin prej epshit nën hënë.

Ëndrrat në rënkim i gjeta
dhe i lash,
kohës gjunjëzuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT