Sunday, July 20, 2025
BallinaVitrina e libritBajram Mjeku- Spaçi

Bajram Mjeku- Spaçi

Këtu qenkan vyshkur të gjitha lulet
Nga shurra e të burgosurve politikë.

Edhe kryqat qenkan kthyer mbrapshtë
Mbi varret që rënkojnë mynxyrë.

Askund vajza nuk shoh askund
Lënesha shoh që ëndërrojnë nusërinë.

As Visar Zhitin nuk e shoh askund
Veç flokëve të tij të prera mbi gijotinë.

Kryeqytet prangash qenka Spaçi
Që villka sall klithma, sall vaj e ulërimë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT