Sunday, July 20, 2025
BallinaVitrina e libritMiradie Zymberi Avdullahi-Në ulësen e parkut

Miradie Zymberi Avdullahi-Në ulësen e parkut

Sonte nata qiellin vjedh,
bashkë me të, çdo gjë që kemi dashur,
para agut mendim i thjesht të vjen,
nuk na duhet shumë të fluturojmë,
ëndërrën për të prekur!

Ngelëm peng në shtratin e lartësisë,
derisa toka të mos i heq retë.
Sikur të zgjoheshim në botën e dashurisë,
pranvera kujtime të blerta të ketë.

Faqet, buzëve, ngushëllim t’i ofrojnë,
lotët, t’i pëshpërisin zemrës,
buzët emrin ta strehojnë,
shpirti portën t’ia mbyll dhembjes.

Do të ikin ditët, edhe vitet do të shkojnë,
ne dy në ulësen e parkut, të vetëm.
Atëherë, koha do t’ndaloj,orët nuk do t’kalojnë,
e do të kuptojmë, se lumturinë e gjetëm.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT