Do dëgjosh emrin tim
dhe një gulç do të të ngjitet
në grykë.
Një shtrëngim në gjoks do ndjesh.
Do dëgjosh emrin tim,dhe nga tronditja
zemra jote,do të rrahi,me ritëm të cmëndur.
Pamje dhe fjalë,kërcim do krijojnë
në rrugët e mendimeve të tua
do të kalojnë.
Do dëgjosh emrin tim
dhe të djeshmen,do të kërkosh
në të sotmen përsëri ta jetosh.
Do qëndroj,dhe do të shoh.
Shikimi yt do të errësohet.
Nga fajet dhe nga gabimet,
që ti shkaktove.
Dhe do kalojnë javë,muaj,vite.
Ajo dashuri do të shuhet.
Por nëse dëgjon dikë me emrin tim
Mëndja prap tek mua do të vijë.
Dhe e di pse?
Sepse koha,gjithcka ndryshon.
Por kurrë mendimet!!
