Me trenin e ëndrrave,
ku drit’ e shpirtërores,
hareshëm sylla-mbylla luan,
rrugëtimin e jetës nis.
Rrëshqitjes mbi shina,
me peshë të papeshë,
iluzionesh stoike,
ëndrrat gjallojnë
.
Vagon më vagon hidhen,
diku errësirës në befasi zihen,
shkëlqimit të dritës,
sërish përtërihen.
Ngrohtësi e diellit,
i përgjum, i përkëdhel,
të mërdhira picërojnë sytë,
kur treni uturin në tunel.
Veniten ëndrrat,
shpresën shkarkojnë,
kruspullohen vagonash,
trishtimi i zapton.
Copëzohen, tjetërsohen,
vrullin ngadalsojnë,
sprovohen kohës,
udhëtimin s’ndalojnë.
