Monday, April 27, 2026
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-Mbi pragjet e syve

Armenida Qyqja-Mbi pragjet e syve

I ftohti mundohet ta tkurr dritën
Para se ajo të mbërrijë në sytë e mi,
Me dhimbsen, ajo, sytë,
Tërë çka mbytet në të tyren thellësi..
.
Ti më thërret dhe në çast ngrohet ajri,
Të tejdukshëm bëhen qelqet e mi,
Si petalet e një trëndafili
Kur përshkohen nga dielli plot dashuri…

“Mbijetuam dhe një dimër tjetër pritje”
Thonë stërklat e dritës njëzëri
Hareshëm kapërcejnë pragjet e syve,
Tek ty të kthehen përsëri…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT