Nipave të mi binjak
(në nëntëmujorin e lindjes)
Kam dy nipa, kam dy drita,
Në Zvicër rriten si petrita.
Më vjen keq që nuk jam pranë,
Por në zemër i kam gjanë.
Shpesh në mbrëmje në internet,
Laiv me ta bëj muhabet.
Zhagas shkojnë
Nga dhoma në dhomë,
Lojërat fare s’u interesojnë.
Dioni cucën në gojë e mban,
Lindi paksa e ngacmon,
Cucën me dorë ia largon.
Këmba, dora, me kokë lart,
Cucën në gojën e vet e vendos.
Dioni për cucëll hiq nuk ndien,
Kalon pragun, hyn në kuzhinë,
Kontrollon nën tavolinë,
Ma–ma–ma fjalën shqipton.
Sillet Lindi në sallon,
Ba–ba–ba rrokjet shqipton.
Nën karrige ndalet, pushon,
E tastierës me grusht i mëshon.
Nëntë muaj nipat sot i mbushin,
Me gëzim, pa brenga, u rritshin.
Ha–ha–haaaaaaaaa, me kënaqësi,
Ju thur vargje nipave të mi.
Duke u rritur do të mësojnë,
Një flamur kanë me shqiponjë.