Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritHYMNI I FLAMURIT POEZI NGA FAN S,NOLI

HYMNI I FLAMURIT POEZI NGA FAN S,NOLI

Hymni i Flamurit

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi, tmerr tirani,
S’të trëmb romani, as venecjani,
As sërb Dushani, as turk sulltani,
Flamur i math për vegjëli.

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për njerëzi.

Me Skënderben’ u-lavdërove,
Dhe në furtun’ i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive,
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po ç’do mizor me shpat’ e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë,
Për botën ëndr’ e qjell i ri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT