Te lumi i qytetit
një ditë u takuam
u afrova pranë teje
dhe gjatë biseduam.
Disa fjalë të ëmbla
me zemër t’i fola
pëshpërite diçka,
por nuk të kuptova.
Nuk vonoi shumë
dhe duart i bashkuam
dhe njëri-tjetrin
fort e përqafuam.
Zemra m’u bë mal
që unë të takova,
të dytë ishim të rinj
me ty u dashurova.
Dashuria është zjarr
zemrën ta përvëlon,
por kur dashuron me zemër
gjithçka bukur kalon.
Nuk vonoi shumë
afër u afruam
dhe me vullnet
buzët i bashkuam.