Sa e sa pranverave ua zgjatnin dimrat
E shumë bukurçileve ua thanë petalet
Që acarëve të ethshëm të borëstinëve
Edhe më tej, etjen ta shuajnë vandalët.
Në gjysëmvapë të brymosur digjej etja
E shuarja priste lart, në malin plot borë
Thirrje shekujsh atyre erërave t’nxehta
T’i shkriej borën malit që i rrinte kurorë.
Gjaku i derdhur përroskave të akullta
Ku dhe shuanin etjen ogiçtë e Avdi Isës
Dhe, lotët që shfryenin vajin e motrave
Që s’lanë të gjorat trashëgues të hisës.
Trimat dëshmonin dashurinë e atdheut
Ku, puthjet e ëmbëla nënash mungonin
Trimëritë n’vdekje arkmortëve rëndonin
Që, kohës pa vite rrudhat t’i numëronin.
Rrobat shekullore pluhurosur nga koha
N’rend, pushimhonëve, pritnin luftëtarë
Të zgjohen nga shtretër të akullt dëbore
Liria në gjumëshekuj, t’vinte sa më parë.
Rrëzës, trimat dëshmorëve u këndonin
Këngë e përgjakur n’pentgrame t’viteve
Rimuar, shijshëm trimërisë t’i himnonin
Dhe ta thyejnë gurin në themel të miteve.