Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritBilall M. Maliqi -PENG

Bilall M. Maliqi -PENG

E drejta ka ngelur peng
Përdit e shpojnë
Qukapikët e kohës
Si e keqja
Që grimcon ngadalë
Ashtin e kokës sonë
Ajo herë lidhet me pranga
Herë rrihet
Nga valët e erërave të zeza
Emri fshihet pas hijes së vet
Nga satani me brirë
E drejta shkëputet e pritet
Si nga shpata e Demokleut
Ajo e lodhur tërhiqet zhagazi
Për t’u ngjitur
Deri në pikën e ngadhnjimit

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT