Çdo herë Ty të takoja koridoreve
tek ecje lehtë-lehtë drejt klasës
me faqet e skuqura si të molleve
për mua ishe si një lule Parajsës.
Të shikoja me ëndje tek buzëqeshje
sa shumë doja të flas e të jem me ty
sikur ai dielli që shfaqej mëngjeseve
si një yll nate të shkëlqenin ata dy sy.
Ti nuk e dije se të dashuroja shumë
ecje,shëtisje koridoreve plot zhurmë
dhe kur një ditë vendosa të ta them
të pashë me një tjetër…u bëra helm.
Ndoshta isha vonuar apo ti shpejtove
ditën që të pashë, kur me tjetrin shkove
ashtu buzëqeshur pranë meje kalove
se sa të doja unë ti kurrë nuk e kuptove
