Kur isha i vogel,
shikoja zogjtë dhe më dukej
se dija e tyre ishte fluturimi.
Baba dhe nëna
të lodhur në heshtje,
jeta e rëndë…
por pa zë.
Një cop bukë me sheqer
ma jepnin mua në dorë
ishte shumë për ne,
dhe unë nuk e dija..
çka është mungesa.
Vetëm jetoja.
Me pak.
Me qetësi.
Dhe sot…
kur i kujtoj ato ditë,
e kuptoj më mirë botën:
pak ishte shumë.
Dhe prandaj
çfardo që kam sot…
më mjafton.
