Në çarçafët e heshtjes
Shpirti gjen prehjen e përkorë të vetes,
Aty ku e pakuptimta ndizet zjarresh
Dhe të pushton gjithë qënien,
Si një demon i etur brengash,
Të shtyn drejt vallëzimit
Me ujqërit e guximit
Të detyron të shohësh,
Në brendinë e më të pakapshmes
Te perceptuesit e ndijimeve të unit,
Ku energjitë ,
pështjellohen në dimensione të tjera,
Nē kalkulime ,
që s’të lenë të ecësh si dikur
Aty ku fillimet e dyjëzimet
Flinin në jastekë mendimesh,
Tani digjen në flakët e vdekjes
Të një njeriu tjetër,
Ashtu si në rrathët e Dantes,
Ku bashkë me egon
U tretet hiri i ndërgjegjes,
E gjësë që më s’të duhet
Të bën të ndalesh,
Të qash sa mundesh
E të shohësh thellë,
Nē tunele që s’kanë fund
Pa dritë,
Atje ku fenerët e mëndjes janë fikur,
Dhe shpirti në pavetëdije
Kërkon të kërcejë
Në një triumf të ri,
Atë të pranimit pa turp të vetes
Se aty kupton
Që je në një tjetër univers,
Që di të udhëtosh
I vetëm dhe pa frikë,
Pa menduar më
Për askënd dhe për asgjë
Se aty ajo je ti
Me hije edhe pa hije.