Monday, August 4, 2025
BallinaLajmePolicia e konfirmon: Një burrë në Lipjan u gjet i groposur, dyshohet...

Policia e konfirmon: Një burrë në Lipjan u gjet i groposur, dyshohet për vrasje të rëndë

Në fshatin Baincë të Lipjanit, është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë. Dyshohet për vrasje të rëndë, ka konfirmuar për Express zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, tha Ahmeti.

Gazeta Express raportoi se trupi i viktimës është gjetur nga familjarët, ndërsa i njëjti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur.

Konfirmimi i saj i plotë:

Sot rreth orës 12:00,  më fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar).Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim.

Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë.

Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës./Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT