Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Kapitene jete!

Manushaqe Hoxha Laçi-Kapitene jete!

Merrmë në krahët e tua o erë, në fluturimin mbi dete
pa u trembur nga egërsia e dallgës në kohë me stuhi.
Në thellësi të zemrës kam vullnetin e forcën me vete
e pamposhtur nga vuajtja e dhimbjet jam në brendësi.

Merrmë me vete o erë, kur mes reve të fluturosh
me dorë ti largoj shtëllungat e mbledhura lart në qiell.
Me besim e shpresë gjithmonë mund të fitosh
të kërcesh me hënën mundesh, në ditën me diell.

Merrmë kaltërsive, majat e maleve të përqafoj
të fluturoj me shqiponjën mbi shkëmbinj e lugina.
Jam kapitene besnike e jetës dhe vdekjen e sfidoj
nuk rri në pritje të heshtur si manekinet në vitrina.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence