Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritTë shtëna më armë në Gjilan, Policia: Dy të vdekur dy të...

Të shtëna më armë në Gjilan, Policia: Dy të vdekur dy të plagosur – I dyshuari në arrati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se dy persona kanë mbetur vdekur dhe dy të tjerë të plagosur

“Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ .

Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati .

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

Policia e Kosovës Njësitet e hetimev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, ka thënë Hashani./Veriu info/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT