Në degët ku këndonte bilbili
Ka zgjatur gjuhën shtriga flakë.
Era resht shëllunga tymi,
Bien pemët si kokat e njerzve me shpatë.
Zemra njerzish të përzhitur si në varre heshtin.
Veç rrënjet kanë mbetur nga pisha e bliri
Flakët pa mëshirë pyllin e çveshin.
Prej larg dëgjohet vaji pylli.
Agu vjen i vrazhdë,i thatë,
pa fllad pa vesë.
Yjet janë të turbulla
Si sytë e pagjumë të zjarrfiksve në mëngjes.
A mos është mallkim i frikshëm i kohës sonë?
A thua zoti na la vetëm.
Për ta kuptuar akoma s’ është vonë.
Jeta jote, është jeta jonë,
O tokë e djegur!
