Lidhen duart, me to dhe mendimet,
Nyje bëhen, pa zërin tënd,
Në kurthin e pritjes së shurdhër,
Pa ty, bie koha e dot s’frymon…
Ç’të duan le të thonë kandarët e botës,
Që kurrë dot karar nuk u dhashë,
Në fund e kam ulur dhe zërin e brendshëm,
Që për kohën e humbur, çdo çast më qorton…
Duan, veç duan, pareshtur duan,
Të gjithë, tërë kohën, diçka nga unë,
Pa zërin tënd s’punojnë motorët e shpirtit,
Fjalë zemre turbinat, kërkojnë, të ndriçojnë..