Për të marrë çfarë s’kemi patur
duhet të bëjmë çfarë s’kemi bërë,
ëndrrat tona dhe mundësitë
shpesh i ndan një lumë i tërë.
Është i njëjti që i bashkon
sa herë në të furishëm humbasim,
asnjë dëshirë nuk lëndon
por ne me frikë ëndrrat vrasim.
Le të bëjmë çfarë s’e bëmë kurrë
dhe një dorë jetës i zgjasim,
të na ndajë i tërë një lumë
e në fund në të humbasim.