Dëshiroj
të jem e gëlltitur
nga dëbora,
si shtëpi e harruar
në mes të pyllit.
Hija e harabelave
të zgjatet verbërisht
drejt detit,
e të mos e dijë
që ikja është kthim
e kthimi është mbërritje.
Por është verë,
dëgjoj gurgullimën e ujit
që gërryen përroin,
shoh cironkat e verbëra
të kenë kujtesë
dhe ndiej frymën time
të fryj figurën tënde
të tretur
në xhamat e shtëpisë në pyll.