shte mbrëmje dhe dielli kishte pak dritë,
Qyteti merrte frymë mes zërash poetikë.
Në festivalin ku fjalët ndizen porsi qirinj,
Unë lexova për dhimbjen time në shpirt.
Fola për mallin që më vjen nëpër ëndrra,
Për pragun e shtëpisë dhe lutjet nga nëna,
Për lumin që rrjedh si një kujtim i ngrohtë,
Në shpirtin e plagosur, kur tjerët heshtojnë.
Në atë mbrëmje, e mbështjellur me varg,
Në heshtje doja që koha të ndalej një çast.
Por valixhja e mbushur më priste pa fjalë,
Dhe nata më ftoi të nisesha larg, larg saj.
Pasi mbarova vargun e fundit në foltore,
Duartrokitjet s’m’i shuan lotët në shpirt.
Ngase në mua ishte si çdoherë një pyetje:
Ku do të gjej vargu im qetësi dhe dritë?
Por u nisa përsëri, si shumë herë më parë,
Me shpirtin që la një copëz vargu në vend.
E me vete mora një premtim të heshtur:
Se një ditë do kthehem, e vargun aty e gjej.
Dhe nëse kurbeti më tret larg nëpër mote,
E koha më hesht ëndrrat në gjuhë të huaj,
Të rrojë vargu im n’zërat e zogjve shtegtarë,
Si një peng dashurie për vendin tim amë!