Ti je një grua që të merr frymën pa folur.
Joo… Jo për shkak të grimit, jo për shkak të rrobës, por për shkak të asaj diçkaje të rrallë që nuk vendoset në fytyrë e që nuk vishet.
Ke hijeshi që nuk imitohet.
Ke bukuri që nuk ka nevojë të bindë askënd.
Kur buzëqesh ti, është si të hapet një dritare në një dhomë që s’e kishe ditur se ishte e errët.
Të qeshin sytë dhe të qesh e gjithë fytyra.
Ty të qesh i gjithë shpirti dhe kjo është ajo që ndihet.
Ndihet edhe siklet kur je pranë teje, sepse ti nuk përpiqesh të jesh e bukur.
Sepse ti je e bukur.
Ke një lloj bukurie që të bën të ndihesh mirë, nga drita që lëshon e që është e veçantë.
Meshkujt, ehh… meshkujt… janë gjithmonë të pasigurt kur ti buzëqesh.
Të keqkuptojnë, të duan.
Edhe frikësohen sepse e dinë që ti nuk buzëqesh për ta.
Ti buzëqesh sepse je jeta vetë, je ndriçimi i botës.
Është një kohë kur mendohet se një grua do të kujtohet gjithë jetën, edhe pa e patur kurrë pranë vetes.
Por buzëqeshja e saj e mrekullueshme të ndjek netëve.
Dhe buzëqeshja nuk lidhet me bukurinë, por tregon se ajo është e lumtur dhe kushdo që e ka pranë, ndjen se ja vlen të jetohet.