Politikë moj “të kjofshim” falë,
mirë po u del hesapev n´ballë,
nga skandali në skandal,
k´tij mileti tuj i shitë fall!
Dhe s´mènojnë që e kanë miletin,
me njëmijë e një telashe,
log të thive e kanë bâ Shtetin,
tuj na tjerrun kashë e lashe!
Ec e mos lakmo të zgjidhesh,
deputet-e i-e Kuvendit,
për katër vjet n´harlisje kridhjesh,
fukarallëkut ia jèp shkelmin!
Ah, çfarë Mullini âsht Kuvèni,
me plotë t´dalldisun e sarhosha,
turli byku e turli ujèmi,
zor me i gjetë 10 n´rrâjë të shnosha!
Dikush tha mos shitni moral,
nuk i marrin, vetë ua jèpin,
po kuj i shkon mènja n´skandal,
deri n´palcë Shtetin e rjepin!?
Jânë bâ mjeshtër insinuatash,
me largu vëmendjen e miletit,
fituan përvoja prej situatash,
Hámbar i madh Buxheti i Shtetit!
Çka të munden e kullufisin,
pa mendue kurrë dy herë,
“ligjërisht” n´turr të grabisin,
kuj i kërset bytha për nder?!
Dhe kështu i kemi n´ballë,
sepse vetë zgjedhim hajdutë!
Pse t´i zhdrypin popullit budallë,
milet që heret i ka shitë drutë?!
Përditë na dalin “personalitete”,
nëpër lista të skandaleve,
po bâni i kritikove helbète,
nuk shpëton dot prej rrafaleve!
I kanë mbas veti mercenarët,
të rreshtuem nëpër brigada,
janë besnikë si në gjah zagarët,
me nga një kockë iu jèpet “paga”!
Sa lehtë harrojnë gjynahçarët,
se po ua vrasin ardhmërinë,
fëmijëve të vetë, për “gospodarët”,
sa lirë e shesin bre ndershmërinë!
Po a e dini se kur âsht mjaft?!
E rjept këtë vend deri në ásht!
Bre, afti i fukarasë ju vraftë!
As vârri mrèna, bre mos ju lashtë!
