Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Nuk më kujtohet çfarë dite ishte.

Anita Hoxha-Nuk më kujtohet çfarë dite ishte.

Nuk më kujtohet çfarë dite ishte…
Por, vjeshtë ishte, siç është tani
Nëpër ulluqe e nëpër gjethishte,
Shtruar këndonte, i ftohtë një shi !

Nuk i besoja rastësisë kurrësesi
As dëshirës kur një yll, nga qielli bie…
Prej atij çasti, kur në jetën time, hyre ti
Si të ishe dhuratë, prej Perëndie !

Me ca fjalë të ngrohta, ti më rilinde,
Ndeze në shpirtin tim, një zjarrë të shuar…
S’di çfarë ndodhi, që prej asaj dite
Por, unë të kujtoj e s’të kam harruar !

Dhe jetën, nisa më shumë ta dua
Se ti ditëve m’u dhe shpresë…
Natën me hënën ,nis të flasë e të luaj,
Të gëdhij agimi, si fëmijë e pres.

Nuk më kujtohet, çfarë dite atëherë ishte…
Por, ishte vjeshtë, siç është tani
Nëpër ulluqe e nëpër gjethishte…
Shiu vajton .. një të largët dashuri !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT