Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, oj! A po e ndjen vajin tim?
A po sheh si t’i kam ngulur sytë
mu në zemër, mu në shpirt,
si t’i kam hedhur duart rreth belit
për të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu, Kosovë!
Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
kete catër kush po e le?
Ç’janë këto gjurmë gjaku që po shtohen
nëpër fytyrën tënde,
këto varre e murana që po sillen vërdallë
rreth shtëpisë sime?…
Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, Kosovë!…
Sonte vetëm mbeta e
në derë t’oborrit askush më s’po më troket,
askush me, thua vdekur jam e harruar
në këto troje e suka gjaku.
Thua më është e shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut…
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t’pëlcitur.
Bota në ty le të kallet!