Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritBajram Muharremi -Bistrica-PËR MIKUN TIM , PROF • ZYMER MEHANI

Bajram Muharremi -Bistrica-PËR MIKUN TIM , PROF • ZYMER MEHANI

Ti , Profesor i fjalës , i besës , i diturisë ,
me penë në dorë nuk u ndale kurrë,
shkrove për Atdheun ,
për heronjtë që ranë ,
për gjakun që u bë liri •
Në ditët e veshtira të shkollës shqiptare ,
brezit të ri ia fale dritën e historisë ,
ua tregovë rrugën drejt së vërtetës , e lirisë ,
që mos të shuhet kujtimi i martirëve •
Në luftë e në paqe qëndrove si gur,
me poezi u dhe zemër ushtarëve të UÇK – së,
me fjalë e me këngë ndeze shpresën,
thirre djemtë e ri :
“ Pa gjak nuk ka liri “
Emri yt , Zymer Mehani , me shkronja të arta ka mbet në historinë tonë ,
si mësues , si shkrimtar , si poet i pavdekësisë ,
dritë e Kosvës , dritë e shqiptarisë•

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT