Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritMim Marjanaku-Tharm

Mim Marjanaku-Tharm

Ç’dreq fare
tharmoi mitrën e sime meje,
që brumi kapërceu formën?

Kromozome jashtëtokësore,
në dashuri me nënën
më bënë mua.

Unë dua qiellin
kur çmend,
detin
kur tërbon.

Etnen kur shperthen
Vezuvin
kur renkon.

Dua njeriun e parë,
të bëjmë dashuri
ku të denonin për një mollë
pse kishe uri..

Ç’dreq fare
tharmoi mitrën e sime meje?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT