Thonë se e kaluara nuk vlen më as të kujtohet
Por nuk mund të shtiremi se jeta fillon nga sot
Se ka ndoshta një plagë që kurrë nuk shërohet
Që të përcjell një jetë si hije, dhe nuk i ikën dot
Thonë se vëtëm e sotmja duhet të jetohet
Se nuk dihet kurrë e nesërmja ç’farë ka gatuar
E mendoj se edhe për nesër duhet të mendohet
Se edhe e sotmja më e bukur nesër është e kaluar
Thonë se e nesërmja është e paparashikueshme
E unë më këtë thënje nuk pajtohem plotësisht
Se ka shumë gjëra që janë të parandalueshme
Por jo edhe të “papriturat” që na vijnë tinëzisht
Besoj se dje, sot e nesër janë shumë të lidhura
Dhe mbeten gjithmonë të lidhura sa të kemi jetë
E jeta mund të sjellë edhe shumë gjëra të hidhura
Por edhe ato tejkalohen në një dashuri të vërtetë
