Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka thënë se zyrtari policor Amir Hoxha, është suspenduar nga Policia dhe jo nga ta.
IPK është deklaruar lidhur me suspendimin prej ditësh të zyrtarit policor Amir Hoxha.
Nga IPK’ja kanë thënë se nuk janë duke e trajtuar këtë rast dhe se nuk kanë bërë ndonjë rekomandim për suspendimin e tij.
Sipas IKP’së, Hoxha është suspenduar nga Policia e Kosovës.
“Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës. Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj”, thuhet në njoftim.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Sqarim nga Inspektorati Policor i Kosovës
Prishtinë/Hajvali, 05 shkurt 2022,
Inspektorati Policor i Kosovës sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka pranuar kërkesa të shumta lidhur me suspendimin e një zyrtari policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës .
Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës.
Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj.
Rekomandimi për suspendim nga IPK bëhet në rastet e hetimit të veprave penale dhe kur është në interes të procedurës hetimore – penale.
