BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -PASDITJA E VONË

Zymer H. Haliti -PASDITJA E VONË

Edhe kjo pasdite
e lodhur nga vapa iku
duke lënë një pikë loti
në një gjethe fiku.

Do të vijnë e ikin ditët
njëra pas tjetrës në varg
kurse në mua malli rritet
rritet m’u pse je aq larg…

Edhe kjo pasdite e vonë
po tretet me dritën në qelq
por hija e jote në bebëz
një kundërmim lotësh tërheqë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT