Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritMiftar Térshnjaku-Në gurin e çmuar rëndon kujtimi

Miftar Térshnjaku-Në gurin e çmuar rëndon kujtimi

Ah, sa mund është derdhë me lot,
Nga Iliria deri më sot.
Mbi këtë tok ku valoi flamuri,
Ku qëndruan kullat e kush s’i përkuli.
Ku trimat mbrojtën bashkë me zanat,
Emrin më të bukur siç është Dardana.

Në gurin e çmuar rëndon kujtimi,
Ku me dorë në flamur e dhanë betimin.
Një komb shqiptar tha se do lirinë,
Të tanë në luftë duhet me u shkri.
Dhe në atë çast hapi krah shqiponja,
“Unë, tha: në këto troje vetë do jam e zonja.”

Plisat mbi kokë, në pushkë të gatshëm rrinin,
Për t’u përgjigjur kush prek kufirin.
Kemi boll Teuta, vetë jemi Adem Jasharë,
Gjakun e falim kur mbrojmë vatanë.

Le ta dijë Greku edhe Serbia,
Stop thashethemeve në vendet e mia.
Se jam i lashtë sa vetë kjo botë,
Mbyllni gënjeshtrat, o do t’derdhni lot.
Se kur është në pyetje Nana Shqipni,
Të gjithë jemi të gatshëm për të mbrojt kufi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT