Çdo bimë e kësaj toke,
që mbin në çdo stinë,
e bekuar nga Zoti,
ia shton hijeshinë.
Si flokë të shprishur,
ngjyra e larmi,
ngjason pylli,mali,
në diell e në shi.
Çdo stinë e shijoj,
natyra na mrekullon,
bekuar nga Zoti,
mirësi na ofron.
Natyrë jeshile,
natyrë e bardhë,
e kafta e tokës,
vjeshta freski,e artë.
Pranvera e ringjalljes,
vera e përvëluar,
vjeshta ngjyrëmagjike,
dimri borëmbuluar.
Pranvera na gjallëron,
vera na qetëson,
vjeshta melankolike,
dimrin paralajmëron.
Stinët
Nuk e kam adhuruar dimrin,
por borën normalisht,
joshur bardhësisë së saj,
e flokëzat që bien paqësisht
Nuk e dua të ftohtët,
dhe të nxehtët gjithësesi,
më mjafton dashuria e borës
ma ngroh shpirtin me butësi e qetësi.
Çdo stinë ka bukurinë e saj,
dhe te secila gjej kënaqësi,
si vjeshta me ngjyrat magjepsëse,
dhe dimri me bardhësi.
Të gjitha stinët i dua,
për të mirat që ofrojnë,
dhe vera përvëluese,
dhe pragverën kur pranveron.