Kur dielli dremit
Nata sonte përtyp çapkënllëqet e ditës,
Hëna ashtu koklavitur mban ditarin,
Yjet zbaviten larg përtej errësirês,
Kurse poeti derdh mbi letër arie malli.
Edhe sonte …jo , jo, gjumë nuk ka ,
Imun bërë trupi bashkë me natën,
Dita iku, nata vetveten e ha,
Yjet zihen ,kush ta këndojë sonatën.